Në një kohë kur kryeministri Edi Rama flet për dasmë, nuse dhe dhëndërr  kur vjen puna tek integrimi i Shqipërisë në BE, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e quan këtë një dashuri.

Në fjalën e tij të mbajtur në Pallatin e Brigadave, Macron tha se Franca e mbështet atë që quhet zgjerim, por theksoi se është vështirë të bëhet një zgjerim.

Sipas tij, ajo që pengon integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit janë burokracitë e BE, ndërsa theksoi se zgjerimin do ta quante ritakim apo ri bashkim.

“Dua tju theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesi i zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, sidomos kur ka këtë emër dhe sidomos kur flasim për kapituj dhe procedura. Nuk ka asgjë më pak erotike se termat që kemi zgjedhur. Ne përpiqemi të shpjegojmë se është histori dashurie, formë dashurie. Është një gjeni evropiane që e kemi në ekskluzivitetin dhe quhet burokraci.

Një proces zgjerimi preferoj ta quaj ri-takim apo ribashkim. Mjafton të shohim një hartë dhe të shohim historinë tonë për të kuptuar që kjo Evropë nuk do zgjerohet duke ju pritur, sepse ju jeni  në qendër mjafton të shohim historinë tuaj për t’ju thene se nuk do zgjerohemi por do të bashkohemi sepse ju keni qenë që në fillim. Ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisede”, tha ndër të tjera Macron në fjalën e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re