Kryeministri Edi Rama tregoi në Kongresin e PS se ka bashkëpunuar me Mira Muratin, drejtuese e Kompanisë ChatGPT, për të bërë të mundur rivendosjen e 280 mijë faqeve  me masa ligjore të BE në legjislacionin tonë.

Kreu i qeverise shpjegoi se kërkesa e BE për harmonizimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë të BE, do të bëhet përmes ChatGPT, duke eliminuar sipas tij “një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë miliona euro”.

“Askush nuk e kishte dëgjuar emrin e një vajzë vlonjate, Mira Muratit. E dëgjuam kur ajo mahniti të gjithë me krijesën e inteligjencës artificiale.

Ju e dini si është jeta, secili ka fiksimin e vet. Unë kam fiksimin tim. E kërkoj Mira Muratin, i ndrojtur nga një ndoreje që nuk më karakterizon dhe ajo me jep një takim telefonik.

Dëgjoji një zë  miqësor që shkrin agullin dhe unë marr guximin ti kërkoj ndihmë për ta bërë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësim në BE.

Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor.

Unë e pyes a është e mundur që në vend se ne sic kanë bërë vendet e tjera të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juriste dhe të shpenzojmë nuk e di sesa dhjetëra miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT?

Ajo e dëgjoi parashtrimin dhe më përgjigjet “Po” më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe me një skuadër të përbashkët që ne krijuam me AKSHin dhe ekspertët e saj. Sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbarojë mbledhja bashkë me dilemën greke unë do ju le si kartolinë të vitit të ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për ndërvendosjen në legjislacionin të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re