Të rikthyerit nga zonat e konfliktit po rehabilitohen dhe riintegrohen në shoqërinë shqiptare si çdo qytetar tjetër.

 

Sipas kryebashkiakut Veliaj në fokus është dhënia e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët e ardhur, si dhe krijimi i programeve të posaçme për to.

ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Çfarë kombi jemi ne, në qoftë se mendojmë vetëm për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për gjeneratën e ardhshme?! Ndaj, i kam bërë me shumë zell betejat për kënde lodrash, për çerdhe e kopshte, sepse sot kemi një infrastrukturë që u shërben edhe këtyre grupeve të margjinalizuara. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët, që janë kthyer në këto zona të konfliktit. Kur vjen puna tek strehimi, është shumë kollaj të thuash që i shpëtuam, por pastaj me çfarë ushqehen, ku flenë, ku shkojnë në shkollë, ku arsimohen”.

 

Krahas ndihmës direkte për strehim dhe ushqim vëmendje i kushtohet edhe ndihmës psikologjike.

 

ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Më vjen mirë që Bashkia është përfshirë në dhënien e ndihmës psikologjike e psikiatrike për të rikthyerit. Trauma ka qenë e madhe kur kanë shkuar në ato konflikte, por edhe rikthimi në Europë dhe rikthimi në një Tiranë që gëlon, ku njerëzit, secili vrapon për karrierë e për sukses dhe nuk e ka mendjen shumë tek fqinji në nevojë, ky është një funksion që do të duhet ta kryejmë bashkë”.

 

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin dhe sensibilizimin e komunitetit për integrimin e personave të ardhur nga zonat e luftës, në mënyrë që këta të fundit të jetojnë me dinjitet dhe të bëjnë një jetë normale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko