Për socialistët draft rezoluta e qeverisë për thellimin e reformave është një mundësi e artë për t’u bashkuar për integrimin në BE.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ministrja Elisa Spiropali tha se integrimi nuk është vetëm i qeverisë, por i gjithë shqiptarëve.

Eduart Shalsi u shpreh se duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara.

Elisa Spiropali: Procesi i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së apo qeverisë. Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posaçëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen

Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara.

Ermonela Felaj: Parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Duhet të rimarrim në duar rolin tonë. Realisht është një detyrim i jo vetëm i qeverisë, por edhe parlamentit. Ky mekanizëm që propozon rezoluta është i gjetur. Kjo është një mundësi e artë që ne të bashkohemi për procesin e integrimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re