Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në Bruksel.
Mësohet se kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku në fokus të bisedimeve janë ecuria e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për fondet e rindërtimit.
Ndersa krerët e vendeve të BE-së do të evidentojne arritjet e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, do të drejtojë takimin.
Gjithashtu, gjatë kësaj konference do të flitet dhe për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe marrjen e një date për konferencën e parë ndërqeveritare,
Por kryeministri Rama nuk do të jetë i vetëm. Ai do të shoqërohet në këtë takim nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka qenë shumë kritik ndaj BE-së sa i përket shpërndarjes së vaksinave, duke e cilësuar si egoiste.
Gjithashtu, ndalur te vaksina, Rama paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE-së duke thënë se do na dhuronte një sasi me doza, por pa e specifikuar për kë shtet bëhet fjalë.
betet për t’u parë nëse ky vend “zemër gjerë” do të jetë Brukseli, apo Italia, shtet në të cilin Rama do të shkojë më 5 dhe 6 mars me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve.
