Skip to content

“Integrimi nuk varet nga Edi Rama”/ Zotaj: Ka pasur mjaftueshëm kohë për reflektim, nesër të rrethojmë Parlamentin. Nuk ka kthim pas

protestaaa 4

Ish-luftëtari i UÇK-së Meçan Zotaj, i ftuar në programin e drekës në News 24, bëri thirrje që nesër çdo qytetar të dale para Parlamentit që të bllokohet hyrja e çdo deputeti. Ai tha se Rama ka pasur mjaftueshëm kohë për të reflektuar dhe se integrimi nuk varet nga Edi Rama.

“Thirrje secilit shqiptar që do atdheun që të bllokohet parlamenti që asnjë nga 140 deputetërt të mos futet brenda. Kemi këkuar në mënyrë sistematike që Rama të reflektojë. Një njeri që mendon se po të ikë ai që Integrimi varet nga një person tregon se ka probleme me reflektimin, kjo na bën që të marrim hapa të tjerë. Nëse Rama nuk kupton në mënyrë paqësore lind nevoja e bllokimit të institucioneve, nesër edhe ndoshta e rrugëve. Nuk ka kthim pas”, tha ai.