Nga Tirana ku ndodhet për vizitë zyrtare, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se Shqipëria ka bërë përparime në procesin e integrimit, por BE nuk ka reflektuar.

 

Milanoviç theksoi se ai vetë është dëshmimtar i përparimit të vendit tonë, teksa shton se diçka në mosanëtarësimin e Shqipërisë nuk është e sinqertë.

 

 ‘Jam dëshmitarë i përparimit ekonomik të Shqipërisë. Progresi nuk është përcjellë me reagimet e duhur nga institucionet e BE-së. Dua të them sërish atë që kamë thënë që në 2012, në kohën kur kryeministër ishte Berisha, rrethanat ishin të njëjtat dhe absurdi ishte i njëjtë. Në vitin 2012 Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Tentonte të bëhet anëtare e BE-së. Për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë ne procesin e Integrimit. Duket se kemi një problem se kur një shtet është i mirë i organizuar i drejtuar si të jetë anëtar i NATO-s. Shqipëria e ka vendin e saj në NATO, pastaj në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleance tjetër, që është më komplekse aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë hapin e parë. Duket se diçka aty është e pasinqertë. Kanë kaluar 11 vite kemi lëvizur nga vendi, por jo shumë. Kjo flet shumë për BE dhe prioritet e saj. Fakt është se ndoshta janë në mes të vetmëve,, thirrja për të pranuar Kosovën.’– tha Milanoviç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re