Gazetari Ismet Drishti ironizoi ditën e sotme me partitë e vogla dhe kryesisht me Bindjen Demokratike, ku deklaroi se edhe Bashkim Fino i vdekur mori më shumë se kandidatët e kësaj force politike.

Në disa statuse të njëpasnjëshme, Drishti me humor deklaroi se “Astrit Patozi u zgjodh administrator pallati”, kjo pasi votat e tij nuk i kalojnë një mijë.

Këto komente kanë sjellë reagimin e ashpër të kandidatët të Bindjes Demokratike për Tiranën, Arben Skënderi, i cili i është kthyer keq Drishtit për termin e përdorur “intelektualët e bythës” dhe e ka paralajmëruar që të mos e ofendojë më.

Postimi i Ismet Drishtit:

Shkoni e gjeni azile ku te pleqeroni turpin! Turp! Gjeni vrime e fusni surreterit.

Intelektualët e bythës! Nga megallomani pordhac i mikluar në zyra qeverish Arben Skënderaj burrë e grua 92 vota Tiranë-Korçë, tek fëmija i llastuar Fabian Topollari e me radhë. Secili prej tyre ka vota më pak se Bashkim Fino i vdekur!

Përgjigja në komente e Arben Skënderit:

Ismet drishti, qe ti te kesh nje mendim tendin mbi situate te caktuar dhe ta shprehesh publikisht me qytetari eshte e drejta jote.

Qe ti te fyesh e te anatemosh dike pa e njohur e me nje banalitet te pa shoq, kjo pervec se tregon veten tende e nivelin tend asgje tjeter nuk ben, por turpi eshte per ty, se je dhe burre ne moshe. Per pak protagonizem e ca like ne Facebook njeriu e permban pak veten.

Per sa i perket pjeses personale dhe familjes time, po te jesh burre dhe mos fshihesh pas nje ekrani celulari, eshte shume e thjeshte, eja perballe, me tako dhe e sheh sa intelektuar apo gje tjeter jam… e sqarojme bashke…!

Por TURP te kesh ti, se ne te kunder une te njoh mire, me mire sec kujton ti ne fakt…!

Merru dhe nje here me familjen time dhe do me gjesh!

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re