Filip David, një shkrimtar dhe dramaturg i njohur serb, ka thënë se “i tërë konfuzioni në shoqërinë serbe është si pasojë e presioneve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila është mbi të gjitha çështjet në Ballkan”.

Në një intervistë për “FoNet”, David tha se është i bindur se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka as stabilitet të brendshëm në Serbi.

“Njohja e Kosovës duhet të ndodhë sa më shpejt, me një marrëveshje për mbrojtjen e pakicës serbe dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare. Në të kundërtën ekziston rreziku i një konflikti të hapur, gjithnjë derisa Kosova të jetë një projekt i ngrirë”, theksoi ai.

Po çdo të ndodhte me serbët nëse Vuçiç vendos të njohë Kosovën?

“Në qoftë se Vuçiç nënshkruan njohjen e Kosovës, me një fushatë mediale prej pesë ditësh për gjestin e tij heroik, të cilin askush gjatë historisë nuk kishte guxim as gatishmëri ta bëjë, shumica e serbëve do ta pranonin këtë si diçka pozitive”, tha Filip David.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re