Skip to content

Inteligjenca amerikane: Kim po prodhon tjetër raketë

Agjencitë e inteligjencës amerikane raportojnë se Koreja e Veriut po punon për një ose dy raketa të reja balistike ndërkontinentale.

Trump u takua me Kim në qershor, me konfirimimin e këtij të fundit për “angazhimin e tij ndaj denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean”.

Por agjencitë e inteligjencës amerikane kanë raportuar se Koreja e Veriut po prodhon një raketë të re, e cila është një tjetër shenjë se lideri i vendit, Kim Jong-un nuk është e interesuar për t’i dhënë fund programit bërthamor pavarësisht negociatave me administratën amerikane, shkruan The Washington Post.

Aty thuhet se imazhet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut po punon për një ose dy raketa balistike ndërkontinentale në një qendër kërkimore jashtë Phenianit. Ky është e njëjti vend ku ai bëri raketën Hwasong-15, ndoshta më të fuqishmen në arsenalin e Koresë së Veriut, që sipas ekspertëve se mund të arrijë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Imazhet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut “punon për të paktën një raketë Hwasong-15”, shkruan Washington Post.

Ditë më parë, Presidenti Trump tha se ai nuk ka vendosur një afat kohor për denuklearizimin e Koresë së Veriut, duke shtuar se “do të fillojë shumë shpejt”.