Inteligjenca Artificiale ka parashikuar përballjet e fazës “play-off” me eliminim direkt të Champions League, përpara shortit zyrtar që do të hidhet të premten në selinë e UEFA-s në Zvicër.
Sipas këtij parashikimi, Real Madrid përballet sërish me Benficën, duke u konsideruar si një short i vështirë për “Los Blancos”. Madrilenët humbën shansin për të qenë mes tetë më të mirëve pas një humbjeje dramatike ndaj ekipit portugez.
Nga ana tjetër, PSG është shortuar në një derbi të zjarrtë francez kundër Monacos, një duel që pritet të ofrojë spektakël dhe rivalitet të fortë.
Përballjet e fazës “play-off” sipas Inteligjencës Artificiale:
Inter-Bodo/Glimt
Paris Saint Germain-Monaco
Atletico Madrid-Club Brugge
Juventus-Galatasaray
Bayer Leverkusen-Olympiakos
Atalanta-Borussia Dortmund
Newcastle United-Qarabag
Real Madrid-Benfica
Shorti zyrtar i UEFA-s (e premte, 30 janar) do të vendosë gjithçka, por simulimi i AI ka shtuar që tani emocionin dhe pritshmëritë për fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.



