Inteligjenca turke “neutralizoi” 5 anëtarë të grupit terrorist PKK/KCK në veri të Irakut, theksuan sot burime të sigurisë.

Terroristët u “neutralizuan” në rajonin e Metinës në dy operacione të ndryshme më 7-11 tetor nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë, theksuan burimet.

Operacionet antiterroriste të Turqisë janë duke vazhduar në veri të Irakut.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re