Shumë shpejt vendin e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave për prokurimet publike do ta zërë inteligjenca artificiale.

 

Me këtë revolucion, siç e quan kryeministri Edi Rama, do të luftohet korrupsioni, duke hequr dorë përfundimisht nga letrat.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Në këtë pikë, jemi duke përgatitur një tjetër revolucion, që shumë shpejt do të materializohet, duke shfrytëzuar inteligjencën artificial, procesi I prokurimeve publike do të zbrazet totalisht nga letrat, do të mbarojë shumë shpejt ke vulën, ske vulën, duhet më e njomë se është shumë e thatë. Do të zbrazet totalisht sepse çdo e dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe çdo vlerësim që bëhet për kompanitë do ta bëjë inteligjenca artificiale. Do të kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë që e bëjnë këtë punë dhe që nga ky moment, asnjë ministri, asnjë KVO shqiptare, fjala KVO është kthyer në makthin e jetës time, janë ata grupet që arrestohen si grup, nuk do të ketë më punë me këtë punë sepse bëjmë mijëra e mijëra proklurorime dhe kemi një numër KVO që është marramendës, ndërkohë që prokurimet kërkojnë njerëz që të merren vetëm me atë punë.”

 

Një sfidë tjetër për sipërmarrjen shqiptare është të përballet me mungesën e fuqisë punëtore dhe mënyra e vetme sesi mund të bëhet kjo, sipas Ramës, është duke rritur pagat e tyre dhe duke luftuar informalitetin.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Sot sipërmarrja e ndjen mungesën e mjaftueshme të kapitalit njerëzor. Me krahun e lirë të punës nuk mund të bëhet më biznes. Është një moment që sipërmarrja duhet të bëjë një hap më shumë. Duhet vrapuar më shumë sepse është një luftë me sekondin. Masa për të ndaluar abuzimin me [unonjësit dhe sipërmarrjet të kuptojnë që koha e shfrytëzimit të krahut të punës ka mbaruar. Nuk mund të vëmë pagat edhe për sektorin provat, por kemi ërgjegjësi që të ngrejmë një front t ëpërbashkët kundër shfrytëzimit.”

 

Në kohën kur Shqipëria po negocion për t’u anëtarësuar në BE, lufta ndaj korrupsionit për ambasadoren e Bashkimit Evropian merr një rëndësi të veçantë.

 

CHRISTIANE HOHMANN

 

AMBASADORE E BE, TIRANE

 

“Tregu ecvropian është shumë konkurrues dhe ka rregulla komplekse që duhet të zbatohen ndaj duhet të përgfaitisim Shqipërinë që të përshtatet në këtë treg konkurrues. Është pjesë e negociatave. Shqipëria duhet të miratojë plane konkrete dhe ato të jenë në përputhje me legjislacionin e BE. Shqipëria duhet të investojë në mënyrë të konsiderueshme te kapitali njerëzor, arsimi, inovacioni, përmirësimi i aftësive.

 

Si do ta trajtojkmë informalitetin? Duhet të çrrrënjoset korrupsioni, gara duhet të jetë e drejtë.”

 

Për të përmirësuar më tej klimën e biznesit në vend dhe për të përballuar rrjedhjen e fuqisë punëtore, ambasadorja e BE premtoi gjatë Forumit Ekonomik me bizneset ndihmë për Shqipërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re