2022-shi po na kthen pas në kohë, në vitet 2013-2014, kohë kur tritolvënia u bë e zakonshme për shqiptarët. Sulmet me eksploziv janë rikthyer në epiqendrën e lajmeve të kronikës së zezë, ku vetëm këtë javë kanë ndodhur 5 ngjarje me tritol.

Kur jemi ende në gjysmën e vitit, deri më tani në vend janë regjistruar 18 shpërthime me ekploziv. Ndërsa rekordi mbahet në vitin 2014, ku referuar të dhënave policore u regjistruan plot 29 shpërthime.

Për të folur për këtë, dhe për vrasjen e Aleksandër Sadikajt që ndodhi të shtunën në afërsi të TEG-ut, në studion e Fax News ka qenë gazetari i kronikës Elvis Myrta. Sa i takon ngjarjes së të shtunës, ku mbeti i vrarë Sadikaj, Myrta zbuloi dhe intenerarin e ndjekur nga viktima, sse si u vra pak pasi u largua nga banesa e tij në zonën e Saukut.

“Jemi kthyer rreth 8 vite pas, ku shpërthimet me tritol ishin një rutinë e përditshme, si ngjarja ku mbeti i vrarë 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj. Jemi ende në gjysmën e parë të vitit, dhe deri tani kanë ndodhur disa ngjarje të rënda kriminale, shumica e ngjarjeve të 2013-2014 janë kryer nga Julian Sinani, i cili njihej ndryshe dhe me pseudonimin ujku i vetmuar.

Sot shumica e këtyre ngjarjeve, kanë qenë mesazhe kërcënuese, janë 4 efektivë policie të cilët janë paralajmëruar, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Me përjashtim të rastit të Kamzës, ku sasia e vendosur e tritolit ishte e konsiderueshme. Autorët që i vendosën tritolin Aleksandër Sadikaj, nuk kemi pasur të bëjmë me një mesazh, por një plan të pastër për eleminimin.

Autorët kanë pasur dijeni se automjeti përdorej nga Sadikaj, ai jetonte mes Memaliajt dhe Tiranës, rrinte kryesisht në bizneset që kishte në zotërim. Hetuesit kanë zbardhur intenerarin e dy ditëve, ka ardhur në Tiranë fillimisht në biznesin në zonën e Selitës, dhe më pas ka shkuar në Sauk në banesë, ka dalë nga shtëpia rreth orës 13:00, nga ku më pas do të ndodhte shpërthimi.

Është zgjedhur kjo formë eleminimi, pasi nuk lë prova, përveç Julian Sinanajt, që ishte e dashura e tij që e futi në kurth, policia nuk e kishte idenë se me çfarë personi kishte të bënte. Në fillim dhe në fund të litarit ai shkruante, mos i trego asnjë njeriu për punën që bën pasi do të vdesësh. Zbardhja e ngjarjeve ka qenë një rastësi.

Ngjarjet e kësaj natyre janë të vështira për tu zbardhur, lënë vetëm kamerat e sigurisë si prova. Grupet kriminale janë një hap përpara policisë, edhe për shkak të financave të mëdha që ata kanë vënë”, tha Myrta.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re