Skip to content

Inter–Milan dhe…/ Fundjava dhuron përballje futbollistike për të mos u humbur

Inter Milan

Pas një ndërprerjeje dyjavore, rikthehen sërish kampionatet kryesore të futbollit në Evropë, të cilat si zakonisht nuk zhgënjejnë. Këtë fundjavë, mes të tjerash, luhen dy supersfida: derbi i Londrës Arsenal–Tottenham dhe ai i “Madoninës”, Inter–Milan.

Duele të tjera interesante nuk mungojnë në të gjitha ligat e forta të kontinentit të vjetër, ku spikasin edhe Newcastle–Man City, Fiorentina–Juventus, Napoli–Atalanta dhe Barcelona–Athletic Bilbao.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Finter milan dhe arsenal tottenham cfare pritet ne kryendeshjet e fundjaves%2F&referer=https%3A%2F%2FeuronewsSa i përket dy kryendeshjeve, ato kanë një rëndësi të veçantë pasi luhen për kreun e klasifikimit. Arsenal udhëheq Premier Leaguen me 26 pikë, katër më tepër se “Cityzens”, që e ndjekin nga pas. 

Sezonin e shkuar, të dyja përballjet mes Arsenalit dhe Tottenhamit u fituan nga “Topçinjtë”, të cilët këtë vit synojnë edhe më shumë titullin kampion.

Ndërkohë, derbi i “Madoninës” mbetet një ndër duelet më të mëdha dhe më historike në botën e futbollit. Interi kryeson kampionatin italian me 24 pikë, dy më tepër se Milani. Një fitore e kuqezinjve do të sillte menjëherë përmbysjen e renditjes.

Milani, së bashku me Comon, janë të vetmet ekipe në Serie A që kanë regjistruar vetëm një humbje këtë sezon.

Në pesë përballjet e fundit mes tyre, në të gjitha kompeticionet, Milani ka tri fitore dhe dy barazime.