Muzeu Etnografik në Gjirokastër është një prej atraksioneve më të vizituara nga vendasit dhe të huajt. Ky muze përbën një vlerë të veçantë jo vetëm sa i përket elementeve folklorike dhe etnografike të ekspozuara, por dhe për promovimin e traditës.

 

Pas restaurimit muzeu vjen me një konceptim të ri, ku objektet folklorike, veshjet popullore dhe tradicionale të trevave te ndryshme, ndërthuren me teknologjinë duke e bërë edhe më tërheqës  për vizitoret, kryesisht ata të huaj.

 

BESIAN DIDA

 

CICERON

 

“Risia këtë vit pas rikoceptimit dhe restaurimit të muzeut ëshët që turistët e huaj të kenë mundësi permes ekspozitoreve, tabelave, dhe audiove të njohen më mirë me trashëgiminë kulturore të qytetit.”

Gjirokastra pritet të ketë një sezon të suksesshëm këtë vit, i cili do të fillojë me  Festivali Folklorik Kombëtar duke vijuar më pas me organizime të tjera, sidomos gjatë sezonit veror.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re