Portugali – Një portal lajmesh portugeze ka raportuar zbulimin e një piramide shumë të madhe nënujore, të zbuluar së pari nga Diocleciano Silva, midis ishujve të São Miguel dhe Terceira në Azoret e Portugalisë.

Silva thotë se struktura është një katror i përkryer dhe i orientuar nga pikat kardinale. Vlerësimet aktuale të marra duke përdorur teknologjinë dixhitale GPS thonë se piramida është 60 metra e lartë dhe ka një sipërfaqe  prej 8,000 metrash katrorë.

Instituti Portugez hidrografik i Marinës aktualisht është duke analizuar çdo të dhënë të marrë për piramidën.

Piramida u gjet në një zonë të mesit të Atlantikut që ka qenë nën ujë për rreth 20,000 vjet. Duke marrë parasysh këtë,  është rreth kohës së epokës së fundit të Akullit, ku akullnajat po shkriheshin. Pavarësisht nga qytetërimi, njerëzor apo jo, që egzistonte përpara epokës së akullit,  mund të jetë përgjegjëse për ndërtimin e piramidës. Ndërsa marina portugeze ende nuk e ka përcaktuar origjinën e saj, shumë mund të pyesin pse kjo strukturë nuk u raportua më shpejt se fundi i vitit 2012.

Padyshim që NOAA, e cila studion veprimtarinë vullkanike në zonën e piramidës, do ta zbulonte përmes imazhit sonar dhe kështu me radhë, pasi zona është studiuar shumë për shkak të aktivitetit vullkanik.

Vendodhja ne harte e piramides misterioze.

Ose NOAA ende nuk e kishte hasur atë, ose ata po fshehin ato që kanë gjetur, ose piramida nuk ekziston.

Teoria e fundit nuk duket se ka gjasë të marrë parasysh vërtetësinë e gjetjes. Arkeologët nga ahoqatat portugeze e kërkimeve arkeologjike kanë zbuluar kohët e fundit prova në ishullin Pico që tregojnë për ekzistencën e njerëzve në rajonin e Azores para ardhjes së portugezëve mijëra vjet më parë, duke mbështetur më tej nocionin se kjo piramidë mund të ishte ndërtuar nga një tjetër civilizim ,mbase i njëjti civilizim përgjegjës për artin misterioz në shkëmb që gjendet në ishuj.

A ishte ndërtuar piramida nga çfarëdo civilizimi që ekzistonte para portugezëve? A është e mundur që qeveria botërore ta ketë fshehur këtë informacion për dekada?

Burimi:Collective Evolution

E.C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re