Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi situatën e krijuar në Veri të Kosovës duke akuzuar kryeministrin Rama si një “armik të Kosovës dhe kombit shqiptar.”

Në fjalën e tij për gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin se “investoi çdo gjë, i detyruar, për mbrojtjen e padronit të tij, me një qëllim të vetëm: ndarjen e Kosovës.”

Sipas tij, “të gjitha projektet e Aleksandër Vuçiç kanë një synim, ndarjen dhe asgjësimin e shtetit të pavarur të Kosovës.”

Sali Berisha: Edi Rama, këto muaj ka dalë më qartë se kurrë një armik i egër i Kosovës dhe kombit shqiptar.

Më në fund, nuk jemi vetëm ne që e quajmë argat të Beogradit, nuk janë vetëm shqiptarët e Kosovës që e quajnë vëlla të Vuçiçit, por janë publicistë të mëdhenj europianë që e quajnë Pashiqi shqipfolës.

Gjatë këtij viti, ai është vërsulur si argat i mjerë, i verbër, kundër qeverisë, kundër Kosovës dhe interesave të saj, në një kohë kur vendoste i pari sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Kalonte nga samiti në samit, duke kërkuar që të mos bëhet presion mbi Serbinë, për të respektuar sanksionet e NATO-s dhe BE ndaj Rusisë.

Me gjithë përpjekjet që bën të dëshpëruara, për të mbrojtur në një mënyrë ose tjetër Millosheviçin e ri, Putinin e vogël, Aleksandër Vuçiçin, padronin e Edi Ramës, ai dështoi qartë muajt e fundit se është një Millosheviç i ri.

Dhe Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një argat mjeran i tij.

Pra, Edi Rama investoi çdo gjë, i detyruar, për mbrojtjen e padronit të tij, me një qëllim të vetëm: ndarjen e Kosovës.

Të gjitha projektet e Aleksandër Vuçiç kanë një synim, ndarjen dhe asgjësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ai nuk e fsheh kurrë këtë.

Në të gjithë këto projekte, mbështetësi më kryesor është Edi Rama.

Edhe kjo përbën një problem thellësisht serioz për të gjithë ata që në ndërgjegjen e tyre kombëtare, mendojnë dhe besojnë se duhet mbrojtur interesi kombëtar, dhe se interesi kombëtar është një, për një komb është një, nuk bëhen dy.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re