Interesim i jashtëzakonshëm, nuk do ta besoni sa persona ndoqën në kohë reale fluturimin e Messit nga Barcelona në Paris

messi.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Se është njëri ndër më të mirët e të gjitha kohërave në futboll, nuk ka asnjë dyshim – këtë Lionel Messi e ka dëshmuar ndër vite.

Derisa ka arritur të ndërtojë një karrierë të bujshme për 21 vite qëndrimi te Barcelona, ylli argjentinas ka rrëmbyer edhe zemrat e shumë tifozëve me lojën e tij.

E kjo tregohem ë së miri edhe në momentin kur aeroplani i tij u nis nga Barcelona për në Paris, derisa tifozët kanë shfaqur një interesim të jashtëzakonshëm për këtë fluturim.

Derisa në momentin që artikulli është botuar, mbi 30 mijë persona e kanë ndjekur në kohë reale fluturimin e 34-vjeçarit për në kryeqytetin e Francës.

Para zyrave të PSG-së dhe aeroportit në Paris, janë mbledhur mijëra tifozë dhe po e presin arritjen e Messit.

Natyrisht se festa do të jetë e madhe, duke ditur se lojtari që konsiderohet si më i miri në botë, po arrin në qytetin e tyre.

Fluturimin në kohë reale të Messit për në Paris mund ta shikoni KËTU.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë