“Në fakt ju po e bëni rrugë që kërkesat për interpelancë të grupit të PD një pjesë i keni futur në sirtar, ndërsa për ato me kryeministrin as nuk e njoftoni në seancës plenare. Keni detyrimin të njofton seancën plenare për çdo kërkesë për interpelancë që vjen. Në përputhje me rregulloren, Grupi i PD ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama duhet të ishte pikë kryesore e rendit të ditës, për ndërhyrjet skandaloze që ka bërë në lirinë e medias përmes presioneve ndaj një televizioni shtetëror italian. Sa herë thirret për llogaridhënia Edi Rama ju të gjithë refuzoni sepse ju ka dhënë mesazhin se ka frikë të vijë në Kuvend. E kuptoj se keni dhe frikë t’i përmendi emrin, ju lutem frikërat mbajini për vete. Kuvendi nuk ka frikë as ta thërrasë në interpelancë as t’i kërkojë llogari, sikundër kryeministri nuk duhet të ketë frikë të vijë të japë llogari”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re