Ministrja e Arsmit, Ogerta Manastirliu, gjatë interpelancës së kërkuar nga opozita për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, është shprehur se ngjarja po shfrytëzohet për përfitime politike.

“Të shfrytëzosh një ngjarje fatkeqe për përfitime politike është të tregosh mungesë të thellë respekti ndaj atyre që kanë vuajtur dhe vuajnë’, theksoi ajo.

Ministrja u shpreh se “ne jemi këtu për të diskutuar dhe për të ofruar mbështetje për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, nuk jemi këtu për ta kthyer dhimbjen e njerëzve në platformë politike të ditësh.”.

 

Ogerta Manastirliu: Kërkove interpelancë urgjente dhe përdore gjuhë fyese. Tregove se interesi yt nuk ishte të merrje informacion për ngjarjen e ndodhur, ajo që tregove se interes. U tregove fëmijëve se me çfarë gjuhe të papranueshme u drejtohesh ti fëmijëve andej nga anët e tua, qytetarëve nga anët e tua u ka ardhur trup kur të kanë dëgjuar.

Shembulli që përcillet nga këtu lidhet direkt me edukimin e fëmijëve, Do e vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i vërtetë.

E përsëris, thirrjen time dhe besoj të çdo prindi e mësuesi për të mos e politizuar një ngjarje, që jo vetëm politike nuk është.

Duhet që gjithsecili të bëjë pjesën e vet, ne më të madhen dhe ju padyshim pjesën tuaj.

Të shfrytëzosh një ngjarje fatkeqe për përfitime politike është të tregosh mungesë të thellë respekti ndaj atyre që kanë vuajtur dhe vuajnë. Ne jemi këtu për të diskutuar dhe për të ofruar mbështetje për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, nuk jemi këtu për ta kthyer dhimbjen e njerëzve në platformë politike të ditësh.

Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë ta kesh ndjeshmërinë në nivele të papërfillshme. Dhimbjen e respektojmë duke luftuar shkaqet e problemeve, duke punuar dhe bashkëpunuar, se nuk është herezi edhe të bashkëpunosh, për të bërë përmirësime, për të shmangur këto ngjarje.

Kjo do të thotë të ndjekës dhimbjen dhe jo ta marrësh hallin e tyre dhe ta kthesh në cirk politik. Institucionet arsimore janë hallkan më e rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, që fillon nga familja, Ministria e Arsimit ka një rol kryesor për krijimin e ambienteve të sigurta. Për ngjarjen janë marrë masat për zbardhjen e politikë nga organet kompetente. Ngjarje tragjike që përfshijnë dhunën mes të miturve kërkojnë trajtim.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re