Deputetë të Komisionit të Rithemelimit kanë kërkuar kryeministrin Edi Rama në interpelancë për 3 çështje kryesore që lidhen me paketën e masave për përballimin e krizës: gjendja e rezervave materiale të shtetit dhe gjendja e rezervës së sigurisë të naftës.

Kërkesa e deputetëve u paraqit një javë më parë, por nga maxhoranca u refuzua për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u përfshirë në rendin e ditës.

Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm në seancë nesër (e enjte), sepse do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel.

Ndërkohë po të enjten, në rendin e ditës është përcaktuar edhe zhvillimi për 3 orë i mocionit me debat për rritjen e çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme kërkuar nga PD.

Për këtë debat është ndarë edhe koha e diskutimit, ku Grupi i PS-së ka 100 minuta në dispozicion, Grupi Parlamentar Demokrat 45 minuta, 9 minuta janë në dispozicion të “Aleanca për Ndryshim”, 9 minuta grupi “Për Demokraci dhe Integrim” dhe 17 minuta deputetët e pavarur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re