
28-vjeçari Vanxhel Balla, i dënuar me 12 vite burg për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, është arrestuar në Bolzano të Italisë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
Sipas Policisë, ai dhe vëllai i tij dyshohet se kanë vrarë me thikë shtetasin A. Z., alias I. Z.Aktualisht, Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë po vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit në Shqipëri.
