Ish-kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Jusuf Al-Karadavi u hoq nga lista e të kërkuarve me buletin të kuq të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (Interpol).

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga zyra e Karadavit për informim përshëndetet vendimi për heqjen e emrit të Karadavit nga buletini i kuq që ishte vendosur me kërkesë të gjyqësorit egjiptian, të cilit i mungon paanshmëria dhe transparenca.

“Autoritetet egjiptiane njëkohësisht me kërkesën për përfshirje në buletin të kuq kanë konfiskuar pasurinë e Karadavit dhe të qindra personave të tjerë”, u tha në komunikatë, ndërsa u shprehën falënderimet ndaj Interpolit, i cili ndërpreu vendimin e kërkimit sipas ligjeve dhe parimeve ndërkombëtare.

Në mes tjerash në komunikatë gjithashtu theksohet se vajza e Jusuf al-Karadavi Ala al-Karadavi dhe dhëndri i tij, Husam Halef, u mbajtën në izolim.

Vendimi i publikuar në faqen zyrtare të organizatës me qendër në Lyon shfuqizon vendimin e marrë në dhjetor të vitit 2014, me anë të të cilit Jusuf al-Karadavi, shtetas i Egjiptit dhe Katarit, përfshihet në buletin të kuq me akuza për “nxitje dhe ndihmë për kryerjen e krimit, ndihma për shpëtimin e të burgosurve, zjarrvënie, vandalizëm dhe grabitje”.

Karadavi, për të cilin dihet se jeton në Katar, doli kundër grusht shtetit që përmbysi presidentin e parë të zgjedhur të Egjiptit, Muhammed Mursi dhe kritikoi ashpër Abdulfetah Es-Sisin, i cili u zgjodh për president.

Gjyqësori egjiptian në dhjetor 2013 njoftoi se kishte paraqitur një kërkesë në Interpol për të lëshuar një buletin të kuq, duke i cituar akuzat kundër Karadavit.

Dihet se Interpoli me kërkesë të Egjiptit më herët ka lëshuar buletin të kuq për shumë udhëheqës të Organizatës së Vëllezërve Myslimanë (Ihvan).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re