Teksa bota po përballet me uragane, apo fatkeqësi të tjera natyrore, madje edhe frika nga një luftë nukleare, është e vështirë të përcaktosh se cila mund të jetë frika më e madhe e njerëzimit. Por sipas njeriut më të pasur në botë, Bill Gates ka diçka edhe më të frikshme e cila mund të shuajë popullësinë me shpejtësi të madhe. Bëhet fjalë për sëmundjet infektive. Në një intervistë për “Business Insider” Bill Gates ka shprehur shqetësimin se toka është e papërgatitur kur vjen fjala për epidemi vdekjeprurëse.

Sipas tij shkenca mund të jetë e përgatitur kur vjen puna për sëmundjet kronike, por një infeksion në momente të tilla mund të shkaktojë bilanc më tragjik se lufta. Sipas Gates ekziston një frike e madhe te shkencëtarët se gjatë kësaj dekade një sëmundje infektive mund të vrasë të paktën 30 milionë banorë në të gjithë botën, dhe për këtë jemi të papërgatitur. Sipas Gates frika ekziston nga një sulm terrorist me armë biologjike, ku mund të sjellë në botë ndonjë virus vdekjeprurës ku edhe shkenca i ka duart e lidhura. Kjo mund të jetë sipas miliarderit Lufta e Tretë Botërore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re