Sevin Serjani, analist dhe anëtar i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partinë Demokratike, ishte i ftuari i gazetares Eliana Hoxha në Fax News për të komentuar aktualitetin politik në vend.
Serjani u ndal te sistemi i drejtësisë, pa anashkaluar edhe çështjen “Gjoka”.
“Duket sikur të gjithë prozhektorët janë te SPAK, te GJKKO dhe gjithçka rrotullohet rreth organeve, që janë edhe të posaçme. Problemi qëndron se, sistemi i drejtësisë është kryekëput i shkëputur nga realiteti ku qytetarët jetojnë. Kriza e madhe e mungesës së sistemit të drejtësisë. Ajo reformë ka krijuar sot, pas më shumë se 10 vjetësh, një kolaps total në të gjitha fazat e gjykatave. Nëse do ta merrnim për nga rëndësia, duke futur këtu edhe SPAK-un, pesha që ka në tërësinë e fokusit juridik, është shumë e vogël. Diku rreth 5%.
Ka disa muaj që edhe SPAK, pavarësisht se ka qenë nën kontrollin e qeverisë, dhe kjo jo e thënë jo klishte, ka ecur hap pas hapi sipas nevojës së Lartmadhërishmit, kryeministrit Edi Rama. Mos harrojmë edhe pyetjen “si ka mundësi Rama godet edhe të vetët?”, po ti referohemi edhe sistemit komunist në Shqipëri, përveç shtresave të deklasuara, kishte goditje edhe brenda sistemit. Dhe këto edhe në rangje të larta. Këto krijonin një formë trysnie dhe ishin një mënyrë unifikimi të pushtetit. Pra, fakti që goditen edhe majtas, nuk ka ndonjë gjë të re”, tha Serjani.
Sa i përket çështjes së gjyqtares të posaçme Irena Gjoka, e cila, pas verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton e dënuar në Greqi për “falsifikim vizash”.
Një vendim i gjykatës së Janinës, i marrë korrikun e vitit 2005 për të dënuar gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, është i vërtetë dhe autentik.
Verifikimi zgjati 2 vite ndërsa tashmë do t’i takojë Këshillit të Lartë Gjyqësor, I cili do të vendosë fatin e magjistrates.
Sipas Serjanit, raste të tilla ka shumë në sistemin e drejtësisë pasi sipas tij, procesi i Vettingut u kthye në një gjueti shtrigash.
“Irena dhe shumë të tjerë si Irena. Sistemi i drejtësisë është kryekëput produkt i Soros. Shqiptarët janë fokusuar te ndëshkimi dhe jo te dhënia e drejtësisë. Si Irena ka edhe shumë raste të tjera që nuk duhej të ishin në organet drejtuese në sajë të të kalurës së tyre, në sajë të veprave të tyre të mëparshme. Por gjatë procesit të Vettingut këtu u bë gjueti shtrigash”.
INTERVISTA E PLOTË:



