Kryeministri Edi Rama komentoi intervistën e pak ditëve më parë të presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa ndodhej në konferencën e përbashkët për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken.

Sipas Ramës hartat që tregonte Putin duke justifikuar pushtim e Ukrainës do të ishin më mirë të harroheshin, pasi në Europë dhe rajon ka disa harta përgjatë shekujve të kaluar, dhe kjo do të sillte hapjen e “Kutisë së Pandorës”.

“Dua të përfitoj nga prania juaj përmes tv tuaj që të ndanin për publikuan amerikan një hartë të Mongolisë dhe për të parë arsyet e legjitimitetit të sulmit kundër Ukrainës, duke shkuar deri në shekullin e 9-t. Rusia aso kohe ishte afër kufirit të Mongolisë dhe nuk mendoj që po të kthemi kohën dhe të sulmojmë për të shkatërruar jetët e njerëzve, është një veprim mjaft i marrë! Në këtë situatë, Ukraina nuk do të mund të mbijetonte kurrë pas SHBA-të dhe aleatët e tjerë, që me që ra fjala nuk janë të prirur për të hyrë në luftë as me Rusinë dhe as me të tjerë, por për të mbrojtur botën për arsyet që besojmë.

Politika amerikane nuk është në maksimumin e vet, por kam pasur privilegjin e kryeministrit të Shqipërisë në NATO kur aty ishte ish-presidenti, nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s. Çdo vend vazhdon të hedhë më shumë hapa para. Trump-i është Trump-i.

Politika amerikane është politika amerikane. Ajo që e bën unike SHBA-në, është se kurrë nuk do t’u largohen parimeve dhe vlera dhe do t’i mbrojnë me çdo çmim. Nuk kam frikë nga asgjë përveç se nga lëkundja dhe heqja dorë për të mbrojtur të drejtën e Ukrainës për të vazhduar jetën e tyre pa kërcënimin për t’u fshirë nga hartat bazuar në shekullin e 9-t pasi kjo hap Kutinë e Pandorës dhe në rajon kemi shumë harta. Nuk mendoj që NATO-ja do të dobësohet”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re