Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth dhe ajo italiane La Repubblica, publikuan një intervistë të rrallë me liderin e Hamasit, Jahja Sinwar i cili theksoi se organizata e tij nuk e sheh me interes një luftë të re me Izraelin.

“Ne nuk do të arrijmë asgjë në këtë luftë”, tha ai.

Sinwar i tha gazetës italiane se Izraeli nisi agresionin kundër Gaza-s shumë përpara se të impononte një bllokadë në vitin 2007.

Ai shtoi se Hamasi është gati që të shkëmbejë të burgosurit, të cilët do të ishin pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme me Izraelin për t’i dhënë fund kësaj bllokade.

“Ne jemi vazhdimisht nën pushtim. Është një agresion në baza ditore, me intensitet të ndryshëm”, tha Sinwar.

Kreu i Hamasit tha se grupi i tij nuk ishte aq budalla sa të fillonte një luftë me Izraelin shumë më të fortë, por shtoi gjithashtu se dhe për Izraeli nuk do te ishte me interes të një fitore të plotë ushtarake mbi Hamasin.

“Është e vërtetë se lufta e re nuk është në interesin e askujt, as për ne. Si mund të luftohet me llastiqe përballë një fuqi bërthamore?”, theksoi Sinwar, i cili shtoi se fitorja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka sjellë më shumë dëm se sa humbje.

Prej muajsh, Hamasi po organizon protesta në kufirin me Izraelin në përpjekje për të thyer bllokadën e vendosur në vitin 2007, kohë kur mori kontrollin e Gaza-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re