Një ditë pasi vendosi përjashtimin përgjithmonë nga partia të Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar edhe më tej duke njoftuar në një intervistë për gazetarin Juxhin Mustafaraj në ABC se edhe të pezulluarit, në fakt janë të përjashtuar nga partia.
Në intervistë, Basha shprehet se Sali Berisha drejtoi më datë 8 janar një organizatë kriminale, e cila do të vriste funksionarët e Partisë Demokratike.
Basha shprehet se funksionarët e PD ishin në krye të detyrës paraditen e 8 janarit dhe se ishin Berisha dhe mbështetësit e tij që rrezikuan seriozisht jetën e tyre.
Kryedemokrati përgjigjet edhe për akuzat se është në komunikim dhe koordinim me Edi Ramën.
Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni intervistën e gazetarit Juxhin Mustafaraj me kryedemokratin Lulzim Basha.