Engjëll Musai, Drejtor i Gazeta “Telegraf” ishte i ftuari i gazetares Eliana Hoxha në Fax News ku komentoi aktualitetin në vend.
Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë të atillë ku diskutohet zhbërja e shtetit.
“Sa më shumë ta lesh një njeri, të mos i kërkosh llogari, ose të kthehet në autokrat, aq më e rrezikshme është për ty si qytetar, pastaj për fatet e atdheut, të vendit. Dhe ne jemi para një klauzole të vështirë, para një situate të rëndë ku diskutohet zhbërja e shtetit. Me këtë situatë që jemi diskutohet zhbërja e shtetit”, u shpreh Musai.
Sa i përket mediave në vend, drejtuesi i Gazeta “Telegraf” shtoi se, pushteti ka kapur pronarët dhe bizneset e tyre ndaj shumë gazetarë zgjedhin të largohen jashtë vendit.
“Ata nuk kanë fuqi. Ata që vetcensurohen është një përqindje shumë e vogël. Pjesa tjetër sa del nga studio, sa del nga redaksitë, shpërthejnë. Ky është fakti pse shumë gazetarë kanë ikur jashtë. Nuk e durojnë dot këtë situatë kaq lemeritëse. Sepse shteti ka kapur pronarët e tyre, bizneset e tyre. Drejtuesit e tyre dhe i përdor për interesat e veta që të heshtin”
Musai shtoi se, “nuk ka besim te media, nuk ka besim te insitucionet e reja të drejtësisë. Unë plasa duke thënë se, nuk ka institucione më të korruptuara se institucionet e dala nga reforma në drejtësi dhe ata që e bënë atë”.
INTERVISTA E PLOTË:



