Një ditë pasi Luan Rama pranoi publikisht gabimin për djegien e mandateve, Edmond Haxhinasto shprehet se ishte kundër këtij vendimi nga LSI dhe PD, vendim që u mor në shkurt të 2019-s. Kandidati për deputet i LSI-së tha se ky vendim shërbeu si një mësim për dy partitë politike.
“Nëse më pyesni personalisht jam kundër e kam thënë dhe publikisht gjykimin në retrospektiv është i thjesht. Me rëndësi që largimi nga Parlamenti nuk soli efektet për të cilat u projektua dhe nuk duhet të ndodhë më në të ardhmen. Beteja parlamentare është parlamentare”, tha Haxhinasto.
Ai foli edhe për qëndrimin me tone të larta të Presidentit Ilir Meta së fundmi, si dhe për projektimin e bërë nga LSI për mbështetjen që do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit.
Intervista e plotë:
Z. Haxhinasto, a ju duket normale sjellja e Presidentit Meta, në kuptimin e retorikes se tij, por edhe prezencës fizike në zyrën e FRD?
Haxhinasto: Situata në vend nuk është normale është shumë komplekse dhe karakterizohet nga një kontroll i gjithë pushteteve nga mazhoranca dhe prishje ekuilibrave institucional, të sistemit dhe balancës. Vakumi institucional në drejtim të një nga shtyllave kryesore, atë të gjyqësorit, në këto kushte veçanërisht në këtë moment para një testi të tillë siç janë zgjedhjet presidentit i ngelet të jetë një zë i fortë kushtetues për t’i rënë kambanave të alarmit dhe për të thënë që gjithçka do shkojë në normalitet demokratik dhe s’mund të shkohet veçse me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kur ka dukuri që kjo s’po ndodh komprometohet dhe ajo që vjen pas 25 prillit dhe presidenti e ka luftën e tij, si gardian i Kushtetutës.
Dje, Luan Rama, tha se ne emër të LSI, i kërkoj falje Presidentit për djegien e mandateve. Pse ky ndryshim qëndrimin?
Haxhinasto: Nëse më pyesni personalisht jam kundër e kam thënë dhe publikisht gjykimin në retrospektiv është i thjesht. Me rëndësi që largimi nga Parlamenti nuk soli efektet për të cilat u projektua dhe nuk duhet të ndodhë më në të ardhmen. Beteja parlamentare është parlamentare, pavarësisht nga bullizmi dhe keqtrajtimi i opozitës, çdo shkelje ligjore, duhet qëndruar aty. Ky është mësimi që marrim.
Ka pasur ndikim kjo në raportet me PD-në?
Haxhinasto: Leksion për demokracinë që lufta bëhet në Parlament, lufta politike në kuptimin e mirëfilltë.
Kanë nisur përplasjet e para, I pamë në Elbasan. Pse ky tension, kur thirrjet që vijnë nga faktori ndërkombëtar janë për një proces sipas standardeve ndërkombëtare?
Haxhinasto: Nuk është mënyra si duhet realizuar konkurrimi politik. Tashmë realizohet në dy plane, për ta kthyer vendin në normalitet pas kësaj situate, jo normale në të gjitha asketet, social, ekonomik, demografik, politik. Plani i dytë i ofertës zgjedhore atyre që janë premtuar dhe asaj që premtohet për të ardhmen. Konflikte të tilla nuk ndryshojnë perceptimin e qytetarëve dhe si ndihmon për të bërë zgjedhjen e duhur.
Jeni renditur i 6 në listën e Tiranës së LSI. Sa mandate synon LSI në Tiranë. Znj. Kryemadhi ka premtuar një rritje të ndjeshme të votave te LSI në zgjedhje.
Haxhinasto: Ka një mbështetje mikpritje të LSI-së në të gjithë takimet që shkojnë tek gjithë njerëzit që kontaktojmë. Përmbahem për të dhënë shifra, përpiqem të reflektoj frymën mbështetëse të LSI-së dhe rezultati do jetë tej çdo parashikimi.
Çfarë do ndryshojë në Tiranën dhe zonën ku jeni kandidat?
Haxhinasto: Ajo zonë është një pjesë që ka gjithë ato probleme që ka Tirana në tërësi, rritje të taksave lokale, kostove të jetesës, cilësia e dobëte e shërbimeve publike, komunale, është masakër urbane në atë zonë, njerëzit e vuajnë, janë lagje të reja dhe rrugët nuk është e urbanizuar pavarësisht investimet nga privatet. Ajo zonë po përjeton dhe me një gjë specifik, premtim i pambajtur që ka të bëjë më leglizimet, shumë nga familjet janë premtuar për legalizim dhe s’është realizuar tani shkohet të premtohet për 40 ditë ajo që nuk është bërë për 8 vite. Qytetarët e kësaj zone janë shumë të ndjeshme për të mos ricikluar atë fenomen që bëhen premtime dhe nuk zbatohen.
Ju ishit pjesë e hartimit të programit të LSI-së dhe ka elementë të ndryshëm nga aleati juaj, PD. Pakti ku LSI nuk do të lëshojë?
Haxhinasto: Pesë prioritetet e LSI-së janë të panegocueshme dhe një hap te marrëveshja është thënë që partitë respektive marrin përsipër të respektojnë të tjetrës. Ka hapësirë për të akomoduar këto prioritet që ka LSI. Normalizimin e ekonomisë 5% e rimbursimit të faturës tatimore, programi i arsimit, “Mëso dhe fito”, taksa 1% për arsimin, zonat e lira për të krijuar një klimë tjetër biznesi më atraktive dhe programin që e adreson çështjen e besimit për të jetuar në Shqipëri. Këto shkojnë me frymën koalicionit dhe me vëzhgimet dhe problematikat e ngritura nga PD.
