Politikani shqiptar i Serbisë, Shaip Kamberi, deputet i i ri në parlamentin serb, është bërë “lajm” këtyo ditë pas një fjalimi kurajoz aty, duke denoncuar politikën e Beogradit, sidomos atë ndaj shqiptarëve të Luginës.

Në një intervistë për median boshnjake, i vlerësuar dhe në Bosnjë për paraqitjen e tij, ai tha se “ishte përfaqësuesi politik i shqiptarëve dhe përfaqësuesi i Partisë Shqiptare, e cila u themelua në vitet 1990”.

“Ajo që ne po kërkojmë është që të respektohet Kushtetuta e Republikës së Serbisë dhe të sigurohen vende për shqiptarët në organet shtetërore, të cilat tani ekzistojnë vetëm në mënyrë simbolike.

Kur Daçiç ishte Kryeministri i Serbisë në 2013, pesë marrëveshje u nënshkruan. U kërkua që kërkesat e shqiptarëve të trajtohen dhe zgjidhen në drejtim të integrimit, shëndetësisë, arsimit, njohjes së diplomave nga Kosova dhe të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Por që nga ajo kohë deri më sot, në vend të një procesi pohues, ne vazhdimisht përballemi me vendimet e qeverisë që na kthen përsëri. Edhe ato të drejta që na garantohen nga Kushtetuta si të drejta të veçanta, ne i humbasim ato”, theksoi Kamberi.

Ndërsa në planin e dialogut Prishtinë-Beograd, ai vuri theksin te fakti se nuk mund të ketë pajtim pa njohur krimet.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm se nuk mund të ketë dialog midis dy popujve që ishin në luftë, nëse shteti që ka kryer ato krime kundër një populli nuk i njeh ato krime dhe nuk kërkon një falje zyrtare.

Ata vazhdimisht refuzojnë edhe atë, kërkohet një kompromis në Kosovë, dhe udhëheqësit e Kosovës thirren me emra të ndryshëm nënçmues, se ata janë shitës droge. Dhe gjoja ai dëshiron një dialog me shqiptarët”, theksoi Kamberi.

“Disa ditë më parë, kishim një ekspozitë me imazhe të krimeve të luftës të kryera në Kosovë. E pyeta kryeministren Brnabiç, nëse ajo dëshiron bashkëpunim me shqiptarët?E nëse dëshiron një kompromis me shqiptarët, hapi i parë që duhet të ndërmarrë është të vizitojë atë ekspozitë dhe të shohë me sytë e saj se si u vranë, u masakruan njerëzit atje. Ata një ditë do të duhet të rrëfejnë për ato krime. Krimet u kryen në emër të popullit serb dhe shtetit serb”, theksoi deputeti shqiptar i parlamentit serb.

Edhe pse e vlerësoi Schengenin rajonal, Kamberi tha se ai nuk vlen nëse Serbia vijon të mos e njohë Kosovën.

“Interesi i të gjithë popujve të Ballkanit është në bashkëpunimin e ndërsjelltë. Prosperiteti i tyre varet nga kjo. Mjaft luftëra!

 Parakushti për stabilitet është njohja e Kosovës nga Republika e Serbisë. Pa hequr dorë nga aspiratat hegjemonike të Serbisë ndaj Kosovës, është e vështirë të arrihet ndonjë bashkëpunim serioz, megjithëse këto nisma janë nënshkruar. Prandaj, Serbia nuk mund ta trajtojë Kosovën si një armike dhe të ketë bashkëpunim miqësor me Shqipërinë.

Serbia duhet ta dijë që bashkëpunimi me shqiptarët duhet të jetë i bashkuar, se shqiptarët janë një popull në Ballkan, edhe pse të ndarë në dy shtete. Por ato vende po bashkëpunojnë, duke marrë vendime të përbashkëta. Këto vende së bashku përbëjnë një komb tjetër në Ballkan, pas serbëve. Dhe qëndrueshmëria e Ballkanit varet prej tyre”, arsyetoi Kamberi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re