Ne piken e Kalimit Kufitar te Kapshtices vazhdon te jete e njejta situate kontrollesh per cdo udhetar qe hyn nga Greqia ne drejtim te Shqiperise.

Ekipet mjekesore matin temperaturen dhe intervistojne cdo person si mase paraprake ndersa sipas burimeve nga kjo pike kufitare nuk ka raste te dyshuara me koronavirus.

Konfirmimi i rasteve te prekura ne Shqiperi nuk ka sjelle ndryshime sa i takon kontrolleve dhe masave te cilat jane marre prej disa javesh.

Ekipet e mjekeve dhe infermiereve qendrojne 24 ore ne kete pike per te kryer kontrollet por deri tani situata eshte normale.

Duhet thene se numri i personelit mjekesor ditet e fundit eshte rritur ne te gjitha Pikat e Kalimit Kufitar te qarkut te Korces.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re