Ditën e sotme janë marrë në pyetje të 12 personat e arrestuar së bashku me Indrit Shaqjan, lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Peqinin më 15 dhjetor.

Sokol Mjacaj, me një armë që e mbante të fshehur në qeli për më shumë se 20 ditë qëlloi dhe vrau Arben Lleshin.

Lexo edhe :Related Posts

Gjithashtu i plagosur aksidentalisht mbeti shoku i tij i qelisë, Indrit Shaqja.

Ky i fundit, sipas dosjes hetimore të siguruar nga Vizion Plus, dëshmon se për kokën e Lleshit ishin dhënë 200 mijë euro.

Shaqja dëshmon se ka gjetur në sportelin e derës së dhomës dy letra të shkruara me shkrim dore. Njërën e ka gjetur rreth 4 vite më parë dhe tjetrën 1 vit e gjysmë më parë.

Në letër thuhej se për “kokën” e Lleshit i ofroheshin 200 mijë euro dhe do t’i sigurohej edhe helmi për të kryer vrasjen. Sipas dëshmisë së të plagosurit, i gjithë burgu së bashku me Ben Lleshin kanë qenë në dijeni të këtyre letrave.

Pra nga dëshmia e Shaqes kuptojmë që fillimisht i janë ofruar atij 200 mijë euro për të ekzekutuar Arben Lleshin.

DËSHMIA

Në cilësin e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burë dy herë në sportelin e derrës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mij euro , do trë sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort nmë të dyja rastet i anë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur mardhëni të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuste fenë ky dënuar.

Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro./ 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re