Titulli i lartë ‘Urdhri i Yllit të Italisë’ i është dorëzuar sopranos shqiptare Inva Mula. Vlerësimi  nga shteti Italian I vjen artistes me motivacionin e kontributit të përhapjes së artit Italian në botë.

Një artiste shqiptare me famë ndërkombëtare që vlerësohet për kontributin e saj në përhapjen e muzikës italiane. Inva Mula është nderuar me titullin ‘URDHRI I YLLIT TË ITALISË,’ nga presidenti Sergio Mattarella, titull ky I dorëzuar nga ambasadori I Italisë Fabrizio Bucci në ambientet e rezidencës italiane në Tiranë.

Duartrokitjet dhe përqafimet e para vijnë nga bashkëshorti dhe e bija.

I pranishëm në atë rreth të ngushtë personash, në mbështetje të mikes së tij, ishte dhe një tjetër artist shqiptar me famë ndërkombëtare, tenori Saimir Pirgu.

Një artiste që ka numëruar me dhjetëra cmime në karrierën e saj të bujshme, nuk i fsheh dot emocionet për një nderim që kësaj here  merr një tjetër kuptim.

Ndërsa mban në duar cmimin dhe mes rreshtash lexon motivacionin për të cilin është vlerësuar, Inva Mula sjell në kujtesë veprat e mëdha të kompozitorëve italianë që nën interpretimin e zërit të saj  kanë ngritur jo pak herë peshë zemrat e publikut në skenat operistike të botës.

Ky është aktiviteti i parë që mbahet në rezidencën italiane pas një viti pandemi. Inva pranon se edhe për artin nuk ka qënë një vit I lehtë, por I qëndron bësimit  se arti mbijeton dhe frymon edhe në dritare vështirësish.

Inva më shumë pak rreshta na zbulon edhe dicka për një projekt madhor matanë kufinit, ne Kosovën e rrënjëve të saj.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re