Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas publikimit të emisionit investigativ italian “Report” në Rai 3, ka akuzuar Engjëll Agaçin si përgjegjësin kryesor për të gjitha aktet korruptive në vend.

Ilir Meta deklaroi se emisioni investigativ ishte vetëm një episod, sipas tij, i dominimit të marrëdhënieve italo-shqiptare nga krimi i organizuar.

“Krimi për fat të keq ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të dy vendeve siç ishte rasti i general Lisit, edhe i sekretarit general të kryeministrit Engjëll Agaçi, cili është shefi i Edi Ramës dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, për të gjitha PPP, aktet korruptive”, theksoi Meta.

“Jemi këtu në vendin ku fikeshin radarët për të kaluar hambarët me drogë. Ajo që Rai ka treguar është një episod i vogël i dominimit të marrëdhënieve italo-shqiptare nga krimi i organizuar dhe kriminaliteti i cili për fat të keq ka shfrytëzuar zyrtarë të lartë të korruptuar të dy vendeve siç ishte rasti i general Lisit, edhe i sekretarit general të kryeministrit Engjëll Agaçi, cili është shefi i Edi Ramës dhe përgjegjësi kryesor ligjor për të gjitha aktet e inceneratorëve, për të gjitha PPP, aktet korruptive, Rama nuk harxhoi asnjë sekondë të mbronte vëllain e tij të akuzuar, por mbrojti si asnjëherë tjetër dhe askënd në botë shefin e tij Don Agaçin, siç i thotë doktori jonë i madh”, tha Meta nga Vlora.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re