Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar dokumentarin e RAI3 ku Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, e cilëson person kyç të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.

Vasili shprehet se gjeneral Fabrizio Lisi ka deklaruar para medias italiane ka marrë dhuratë 30 mijë metër katrorë tokë të një trafikanti, me garancitë dhe sugjerimet e Engjëll Agaçit.

Ndër të tjera ai shprehet se nuk e kupton pse e mbron kryeministri Rama, kur vetë Agaçi e ka pranuar se është i zanatit.

Postimi i Vasilit:

Gjeneral Lisi dhe Agaçi, po Rama ç’hall ka qe futet ne mes!

Edi Rama s’eshte parë ndonje here me  qesharak se sa ne mbrojtjen e Agaçit, ku po flet e flet shume me shume se Agaçi vete, duke harruar edhe vellain e tij Olsin aq rende te akuzuar.

Por Edi Rama qe ka marre persiper kete avokati ankthi dhe perpelitjeje flet  per gjithshka, por per ngjarjen e Gjeneral Fabrizio Lisit, qe mori dhurate 30 mije metra katror toke te nje trafikanti, me garancite dhe sugjerimin e Agaçit nuk flet Rama

Gjeberal Lisi me ze dhe figure i deklaroi gazetarit te Rai 3 Mottola se:

“Nuk e njihja këtë person. Rastin ma solli Ëngjëll Agaçi. Unë e besoja Agaçin, pasi ai ishte njeri i besuar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama”.

Ne kete situate kaq poshteruese per Ramen lindin natyrshem disa pyetje:

Pse avokati Edi Rama nuk bëzan per kete fakt kaq shokues?

Po si ka mundesi qe Edi Rama hedh tek kembet e vartesit te tij Agaçi, neqoftese Agaci eshte vertet vartesi, I Rames dhe jo e kunderta, postin e kryeministrit duke u zhyer pertoke per te mbrojtur te pambrojtshmen?

Po çfare halli i madh apo varesie shtrenguese per gryke ndaj Agaçit e ben Edi Ramen qe ben avokatin e avokatit Agaçi?

Po çfare sikleti kaq i madh e shtyn Ramen qe ti beje presion drejtorit RAI-it per Agaçin kur ky i fundit ka goje vete dhe eshte edhe i zanatit?

Po deklarates se gjeneral Lisit çfare do ti beje Edi Rama?

A eshte ky kryeministri qe shqiptaret meritojne dhe qe ve fytyren e tij mes Lisit dhe Agaçit?

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re