Kryetari i grupit Parlamentar të PD në radhët e Rithemelimit, Gazment Bardhi thotë se sot Rama i fshihet të vërtetës.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se Kuvendi duhet të distancohet nga sjelljet e Edi Ramës ndaj medias italiane Rai3.

Sipas Gazment Bardhit, investigimi i emisionit “Report” në RAI3 nuk ka sulmuar Shqipërinë, por ka nxjerrë të vërtetat e qeverisë së Ramës.

Bardhi: Ky i fundit ka vendosur të fshihet nga e vërteta dhe nga qytetarët. Ky kuvend duhet të distancohet nga sjelljet e Edi Ramës ndaj medias RAI 3. Ish këshilltari i Ramës, ish magjistrati italian Mandoi na pohoi atë që kemi thënë që anëtarët e mafies kanë përfaqësuesit brenda institucioneve shtetërore. E vërteta nuk turpëron Shqipërinë, por Edi Ramën.

Ky investigim nuk ka sulmuar Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat e qeverisë së Ramës që ka treguar në këto 11 vjet se e ka fuqizuar krimin e organizuar dhe ka dëmtuar qytetarët e ndershëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re