Deputeti i PD Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me investigimin e bërë për kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë.

 

Salianji thotë se investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë përveç vonesave disavjeçare nxori në pah dhe abuzimet marramendese që rëndojnë mbi popullin më të varfër në Evropë. Sipas tij, hetimi i shpejtë i denoncimeve dhe nxjerrja para përgjegjësisë penale të abuzuesve është emergjente.

 

“Rrugët e florinjta të qeverisë janë kthyer në autostrada abuzimesh dhe shpërdorimesh për llogari të qeveritarëve dhe oligarkëve afër tyre!

 

Investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë përveç vonesave disavjeçare nxjerr në pah dhe abuzimet marramëndese që rëndojnë mbi popullin më të varfër në Evropë.

 

Drejtësia ka detyrën historike të hetojë më së pari abuzimet e mëdha që shterojnë buxhetin, ngarkojnë qytetarët me taksa shtesë dhe pamundësojnë jetesën në Shqipëri! Hetimi i shpejtë i denoncimeve miliona euroshe dhe nxjerrja para përgjegjësisë penale të abuzuesve është emergjente në kushtet kur përditshëm po denoncohen afera të mëdha korruptive”, shkruan Salianji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re