Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ishte sot në Roskovec, ku së bashku me deputetin Baftjar Zeqaj dhe kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi pa nga afër ecurinë e punimeve që po kryhet për ndërtimin e depos së re të ujit Njësinë Administrative Strum.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se kjo depo do të furnizojë me ujë të pijshëm familjet e lagjeve Agaçaj, Metushë dhe Suk1, në Njësinë Administrative Strum.

Balla theksoi se, “është një investim me një vlerë shumë të madhe. 2.3 miliardë lekë, ose 2.3 milionë dollarë, është një investim shumë i madh i qeverisë shqiptare. Edhe si vepër inxhinerike është një vepër e vështirë. Jo vetëm për shkak të ngritjes së kullës, por janë edhe gjatësia e rrjetit të shpërndarjes.

Ajo që unë do të kërkoja prej jush është cilësia e punimeve. Këto janë investime që bëhen vetëm një herë në një jetë dhe natyrshëm ne na duhet që të garantojmë që çdo qindarkë e investimit që qeveria hedh duhet që të kontrollohet dhe të jetë shumë transparente”

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u shpreh se, “kjo është kulla që do të ndërtojë dhe do të furnizojë dhe do të sistemojë dhe do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për lagjen Agaçaj dhe për lagjen Metushë. Do të ndahet përfundimisht nga pjesa tjetër e fshatit Suk1. Është për herë të parë në historinë e lagjes Agaçaj që do të marrë ujë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e fshatit Suk1”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re