Kohët e fundit është shfaqur një interesim i lartë nga kompani të ndryshme për të blerë anije kozmike, të cilat  do të përgatiten për në hapësirë ku do të ofrojnë informacion mbi çështjet si: shkrirja e akullit në Arktik deri tek gjendja e tokave të goditura nga thatësira.

Për  shkak të situatës klimaterike, shkencëtarë po lëshojnë një numër më të madh satelitësh për të vëzhguar Tokën. Një investim i tillë në një gamë kaq të gjerë të llojeve të sensorëve me besueshmëri të lartë nuk është kurrë më parë. Satelitët e rinj priten të lëshohen drejt hapësirës në fund të dekadës.- raportoi BBC

Gjithashtu, të dhënat që do të grumbullohen nga satelitët janë falas dhe do të kenë akses të gjithë përdoruesit edhe jashtë Evropës. Ekziston edhe një mision tjetër që është planifikuar, por ende nuk ka arritur fazën përfundimtare të kontratës. Kjo është për një radar  që mund të vëzhgojë akullin, por edhe shumë objektiva të tjerë, përfshirë pyjet dhe tokat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re