Ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka prezantuar projektin që do të shndërrojë ish-Kinostudion në një qendër për zhvillimin e kinematografisë, “Tirana Training Center”, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në vendin tonë.

“Falenderim i veçantë për ambasadën amerikane për mbështetjen”, u shpreh ministri, duke theksuar me anë të këtij projekti synohet krijimi i një dege të re të arsimit profesional që lidhet me fushën e filmit dhe të ekranit.

Ministri Gonxhja shtoi se do të jetë një investim i vyer në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Ai theksoi se gjithashtu projekti ka potencialin të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, sociale duke vendosur Shqipërinë në qendër të hartës mesdhetare të industrisë kreative dhe prodhues.

 

Blendi Gonxhja: Jemi këtu sot në mbështetje të një projekteve më ambicioze. Për ne që jemi populli më proamerikan në botë SHBA-të kanë arsye për të admiruar, mënyra e jetesës, liria, por mbi të gjitha ajo botë ku përzihet krijimtaria dhe fuqia e pafundmë e ëndrrës që prodhon planeti i Hollywood. Falenderim i veçantë për ambasadën amerikane për mbështetjen.

Duam të stimulojmë krijimin e një dege të re të arsimit profesional që lidhet me fushën e filmit dhe të ekranit, përfshirë komponentët e saj.

Do të jetë një investim i vyer në edukimin dhe formimin e brezave të rinj që do të kontribuojnë në këtë industri sfiduese dhe konkurruese që duhet të ecë me hapat e kohës.

Së dyti krijojmë një instrument të drejtpërdrejtë që do të lidhë tregun me profesionistët dhe entuziastët e fushës duke ofruar mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi të projekte të përbashkëta rajonale e më gjerë.

Së treti ndikojmë në prodhimin e një ekosistemi të fortë prodhues e mbështetës ku secili që ka dëshirë dhe pasion mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e projekteve të qëndrueshme dhe inovative.

Së katërti ky projekt ka potencialin të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, sociale duke vendosur Shqipërinë në qendër të hartës mesdhetare të industrisë kreative dhe prodhues.

Kjo do të kontribuonte në rritjen e profilit ndërkombëtare të vendit tonë dhe do të ofronte mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e profesional të vendit tonë.

Në këtë qendër do të mund të trajnohen 440 studentë duke filluar nga fëmijë në të rritur në klasa për regji aktrim animacion kinematografi, muzikë, shkrim skenarësh etj.

Hedhim bazat për një tërësi eventesh me hapjen e qendrës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko