Biznesi italian, edhe pse më i madhi në numër në Shqipëri, kërkon të zgjerohet më tej, duke e vlerësuar vendin si portën hyrëse për në Ballkanin Perëndimor. Forumi ekonomik me sipërmarrës të shtetit fqinj kishte në fokus sektorët ku mund të investohet, në mënyrë që Shqipëria të ketë produktet e saj me standardin europian, me qëllim eksportin e tyre.
Bujqësia dhe turizmi janë dy fushat kryesore.
“E deshëm këtë forum, pasi është moment I vecantë historik, jo vetëm për shqipërinë por edhe për europën. Shqipëria ofron hapësira për investim vecanërisht në bujqësi e cila sot nuk është e organizuar, por e copëzuar dhe Italia mund të sjellë ekspericnën e saj, ku më kryesorja është organzimi dhe bashkimi fermerëve në të ashtëquatjuar kooperativë. Kjo do të rrisë më tej produktivitetin, cilësinë dhe më pas ekportin e produkteve. Janë dhe disa sektorë të tjerë si turizmi, infrastruktura, porte aeroportë, energji pasi ne e shohin shqipërisë si porta e ballkani perëndimorë, pjesë e një tregu që rrite cdo ditë”, – u shprej kreu i dhomës së tregtisë Shqipëri – Itali.
I pranishëm në forum ishte dhe kryeministri Edi Rama, sipas të cilit turizmi po njeh një zhvillim të ndjeshëm, ndaj dhe ftoi investitorët italianë të fokusohen në këtë sektor.
“Në vendin tonë janë 5500 sipërmarrje italiane apo kanë një ortak Italian në kompaninë e tyre. Ata kanë të gjithë mundësitë për tu rritur më tej. Dhoma e tregtisë itali -shqiëpri prezente që në vitin 1995 është dëshmitare në rrugëtimin e ndryshimeve që kanë ndodhur në vend, ndaj do të donimi të shihnim më edhe më shumë biznese në shumë sektorë, por turzimi vecantërisht ka njohur rritje eksponeciale vitet e fundit”,- u shpreh Edi Rama.
Kjo vëmendje e shtuar për investim e sipërmarrësve nga shteti fqinj vjen pikërisht, në një kohë kur vendi ka hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Italia e shikon shqipërisë si një derë për në Ballkanin perëndimor. Është ky rajon I cili numëron 25 milion konsumatorë. I gjithë ky rajon ka nisur një qasje për në bashkimn e europian. Edhe shqipëria që prej korrikut të viti të kaluar është në një fazë të re”-u shpreh Ambasadori italian në Tiranë.
Prej dy ditësh, një delegacion me biznese dhe përfaqësues të institucioneve në Itali janë në Tiranë, për të gjetur mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.