Nevoja e rritjes nga viti në vit i fluksit të udhëtarëve ka bërë që aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ t’i nënshtrohet një transformimi për zgjerimin e kapaciteteve. Në këtë mënyrë ka përfunduar zbatimi i projektit për transformimin në tërësi të gjithë hapësirës sipas standardeve të njëjta me infrastrukturat aeroportuale në vende të zhvilluara të botës. Flotës që operon përmes aeroportit të Rinasit, i është bashkuar edhe kompania Ryanair duke shtuar kështu numrin e destinacioneve dhe duke rritur konkurrëncën.

Kryeministri Edi Rama inspektoi hapësirat e reja të aeroportit si dhe i uroi mirëseardhjen kompanisë Ryanair.

Eddie Wilson, CEO i kompanisë Ryanair, pret një bashkëpunim të fortë me Shqqipërinë që do të nxisë edhe më tej turizmin.

Musa Kastrati, zv.presidenti i lartë i Kastrati Group shprehu mirënjohjen për Ryanair që besoi në potencialin e tregut shqiptar.

Për zv.kryeministren Belinda Balluku, ajo që dukej një e ardhme e largët për Shqipërinë se do të kishim 4 aeroporte në vend, sot është e tashmja.

Me investimet e realizuara deri tani, Aeroporti i Rinasit është reformuar tërësisht për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re