Skip to content

Investime në “Astir”, vijon puna për rrjetin e ri të ujësjellësit Bovillë-Yzberish

Bashkia e Tiranës është duke punuar për rehabilitimin e disa rrugëve në zonën e “Astirit”.

Së fundmi ka nisur puna për asfaltimin e rrugës “Loni Ligori” dhe rrugëve të tjera në Astir, pas shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit.

Po ashtu bashkia sqaron se po vijon puna për investimin më të madh Bovillë-Yzberisht.

Veliaj në deklaratat publike ka siguruar qytetarët se çdo vit do të ndërhyhet për rehabilitimin e 50 blloqeve të banimit.