Skip to content

Investime në brigjet e Vjosës

Vjosa ne Novosele

Sa herë ka reshje masive Vjosa del nga shtrati në pjesën fushore duke përmbytur zona të tëra mes Vlorës dhe Fierit
 
Për të shpëtuar tokat nga vërshimi i ujit po ndërtohen pesë barriera të mëdha në fshatin Mifol. Investimi me vlerë 42 milionë lekë pritet të mbroje tokat edhe nga gërryerjet e lumit.
 
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj tha se po punohet për përmirësimin e gjendjes në gjithë gjatësinë e lumit Vjosë.
 
Punimet e nisura prej një muaji pritet të përfundojnë më 25 tetor të këtij viti. Për vite me radhë Vlora ka qenë një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet, ku fatura e dëmeve ka qenë tepër e lart.