Subscribe
Kjo është një nga zonat pranë njësisë numër 5 në Tiranë që ka ndryshuar tërësisht pamje. Falë projektit të bashkisë me fondin ekomunitetit kjo lagje ka pësuar një transmorfmim .
Erjon Veliaj I shoqeruar dhe nga deputeti i zonës Pandeli Majko premtoi se gjate mandatit te dyte objektivi është të rikonstruktohen 200 pallate në vit.
Synimi i Bashkisë për këtë mandat është që nga 50 pallate në vit, që përfitojnë nga ky fond, të shkohet në 200 të tillë. “Jam i lumtur gjithashtu që shoh që ashtu siç kemi nisur me Pallatet e Arabit, pallate të tjera kanë filluar me Fondin e Komuniteteve. Ne duam të kalojmë nga një situatë ku kemi pasur 50 pallate në vit, në 200 pallate çdo vit. Do punojmë me buxhetin e ri të këshillit të ri bashkiak, sidomos në zona të tilla, ku puna na është shpërblyer me votë”, deklaroi Veliaj.
Sipas kreu të bashkisë, 30 qershori shënoi një start të ri për të vijuar me punët e nisura gjatë mandatit të parë.
“E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 qershor është vetëm fillimi me energji të reja i punës dhe jo detyrimisht fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që mos të dallojë fare ai 30 ditëshi zyrtar i fushatës, nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administratës lokale. Puna konkrete sot ishte “Dhimitër Shuteriqi”, kështu që ta gëzojmë të gjithë”.
Kreu i Bashkisë ftoi qytetarët që të aplikojnë për “Fondin e Komunitetit”, një nisëm që I përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Tiranës.