Subscribe
Rikonstruktohen plotesith 4 godina në “Qytetin Studenti”, të cilat kanë një kapacitet prej 600 studentësh me kushte dinjitoze.
Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për çdo te ri që vjen në kryeqytet per te ndjekur studimet.
“Me Kartën e Studentit jo vetëm që abonenë janë falas, por edhe gjysma e pagesës së konviktit bëhet nga Bashkia e Tiranës. Kostoja për një muaj është 55 mijë lekë të vjetra, ose 1 mijë e 500 lekë dita. Me këtë çmim nuk gjen as një hostel, por ndërkohë duke filluar nga energjia, te pastrimi, te detergjentet e çdo gjë tjetër, paguhet nga bashkia.”
Kryebashkiaku tha se do vijojë puna edhe për rikonstruktimin e konvikteve të tjera.
“Mezi pres të vazhdojmë me disa projekte të tjera. Një prej tyre është shkolla “Kolegji i Europës”, që do ta ndërtojmë te ish parking i autobusëve. Së shpejti nxjerrim urdhërin për transferimin e terminalit nga parkingu i “Qytetit Studenti” te hyrja lindore e Tiranës në Lundër. Transferimi aty na mundëson lirimin e sheshit, ku pastaj fillojmë ndërtimin e Kolegjit të Europës.”
Veliaj u shpreh se të rinjtë janë e ardhmja e vendit prandaj duhet më shumë investime per ta.
