Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri inspektoi investimet në shoqërinë e kontrollit ajror, Albkontrol. Katër vitet e fundit, u shpreh ministri për sigurinë ajrore janë investuar 6 milionë dollarë.
 
Kulla e kontrollit të trafikut ajror sipas ministrit Gjiknuri, po bëhet gati t’i përgjigjet zhvillimit të infrastrukturës Aeroportuale. Sipas tij kjo kulle ka pësuar përmirësime, te cilat kane ndikuar ne rritjen e sigurisë, kapacitetit dhe cilësisë së shërbimeve.
 
Përditësimi i sistemit “skailajn” të këtij sistemi  ka shtuar cilësinë dhe sigurinë në ulje ngritjet e avionëve ne Rinas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re