Ambasadorja e SHBA-në Tiranë, Yuri Kim ka vënë në dukje rritjen e shënuar gjatë vitit 2021 të investimeve amerikane në vend.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane shkruan se për të patur më shumë mundësi punësimi, duhet të vijojmë me zbatimin e reformës në drejtësi.

 

“Më vjen mirë të shoh se investimet në Shqipëri po vijnë në rritje. Rregulla racionale, të qarta, transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan Kim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko